Deputeti Oerd Bylykbashi ka publikuar në një konferencë për media identitetin e personave që kandidojnë për KLP-në.

I shoqëruar nga këshilltari ligjor i Grupit parlamentar Gazment Bardhi, ata thanë lista është e pavlefshme si pasojë e shkeljeve ligjore dhe kushtetuese për kriteret e kandidatëve.

“Kandidati per anetar ne Keshillin e Larte Gjyqesor, nga shoqeria civile Altin Hazizaj ka deklaruar se nuk është dënuar asnjëherë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.

Sipas dëshmisë së gjendjes gjyqësore rezulton se Hazizaj është i dënuar dy herë me vendim penal të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.

Ky është kriter që parashikohet në ligjin e përzgjedhjes në sistemet e drejtësisë.

Dokumenti nga sektori i dekriminalizimit per Altin Hazizaj eshte dorezuar ne Kuvend por eshte fshehur per anetaret e opozites. Ai duhej te ishte skualifikuar. Kjo e ben listen te pavlefshme”, tha Bardhi.

“Sokol Lamaj vjen nga rradhët e avokatisë. Në një shkresë të dërguar në maj 2017 nuk ka detyrimin që ka paguar të gjitha detyrimet tatimore ndaj shtetit, por ka detyrimin që ka gabuar detyrimet financiare ndaj Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Nga vërtetimi i Drejtorisë së Tatimeve rezulton se Lamaj jo vetëm nuk ka paguar rregullisht detyrimet tatimore, por ndaj tij janë marrë masa administrative për shkak se nuk ka paguasr rregullisht tatimet.

LEXO EDHE:  U akuzua nga PD/ Ish-gazetari përjashtohet nga shorti për KLGJ dhe KLP

Ilir Panda sipas ONM-së në datë 25.10.2017 thuhet se “ONM ka konstatuar se Panda ka qenë i angazhuar politikisht në nivele shumë të larta në të kaluarën”.

Kozma Jano ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “telefoni”. Ky fakt nuk është provuar vetëm nga ky dokument, por në 1996 ka pasur një komision të integritetit të individëve dhe këtu kemi vendimin e komisionit Mezini ku është provuar që Kozma Jano ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ka qenë kryetar i Partisë Komuniste për degën Lushnje dhe në 2011 ka qenë kandidat për këshilltar bashkiak në Lushnje”, vijoi Bardhi.

Alfred Balla- nga dokumenti i sjellë nga ONM është konstatuar nga SHBA dhe BE që nuk plotëson kriteret ligjore, nuk është i angazhuar në pesë vitet e fundit në Shoqërinë Civile. Sipas ONM-së platforma e paraqitur nga ky kandidat është plagjaturë e një platforme të një kandidati tjetër të skualifikuar në fazat e mëparshme”, tha Bardhi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook