Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së jan miratuar dhe disa nga emrat e propozuar nga Basha për të marrë poste të rëndësishme në drejtimin e Partisë.

Ish-presidenti Bujar Nishani është zgjedhur Kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

 

Po ashtu mësohet se Halim Kosova është zgjedhur Kryetar i Komisionit të Integritetit dhe Etikës.

Sakaq në mbledhjen e Këshillit janë konfirmuar në postin e nënkryetarit Edi Paloka dhe Edmond Spaho.

Ndërkohë që Ervin Salianji nuk do të jetë më sekretar i Aksionit Qytetar në PD, kjo pasi kreu i PD-së Lulzim Basha vendosi ta shkrijë këtë post.

Në një reagim për mediat jashtë PD-së, Salianji theksoi se nuk ka rëndësi posti dhe se nuk duhen funksione për të dhënë kontribut, duke u fokusuar tek protestat.

“Në politikë disa luajnë me zemër, disa me lojë pa top, unë luaj me zemër dhe mendje tek demokratët”, deklaroi Salianji për mediat.