Ndërkohë që protesta e studentëve ka hyrë në muajin e saj të dytë, përkrahja nga pjestarë të administratës nuk mungon.

Një lajm i mirë vjen për studentët, teksa nëpërmjet një dokumenti të firmosur, pedagogët e Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike kanë shprehur përkrahjen e tyre për kauzën e studentëve.

Lajmi është bërë me anë të një deklarate nga Asambleja e Stafit Akademik të Fakultetit të Shkencave Politike Juridike pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, në të cilën thuhet ndër të tjera se mbështesim plotësisht kërkesat e studentëve dhe lirinë e tyre për të protestuar.