Pëllumb Vopsi, pedagogu i Universitetit të Arteve i pranishëm në protestën e studentëve para Kryeministrisë i ka vënë “ultimatum” presidentit Ilir Meta që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për Arsimin në Shqipëri.

“Unë jam Pëllumb Vopsi, pedagog në Universitetin e Arteve. Kam një kërkesë jo për kryeministrin, por për presidentin, që ta shpallë gjendjen e Arsimit në Shqipëri, emergjencë kombëtare. Le t’i shpallë studentët shqiptarë nderi i kombit. Jeni ju që rrëzuat komunizmin, jeni ju që po rrëzoni neokomunizmin”- ka vazhduar më tej gjatë fjalës së tij pedagogu.