Një djalë 10-vjeçar nga Kalifornia u rrah dhe u vra nga nëna e tij, pasi i kishte rrëfyer se pëlqente meshkujt dhe kjo gjë e ka tërbuar gruan.

Maxine Barron 28 vjeç me ndihmën e bashkëshortit të saj 32- vjeçarit Kareem Ernesto Leiva e ka tortoruar djalin për disa ditë deri në vdekjen e tij. Të dy janë akuzuar për tortura dhe vrasje me dëshirë.

Tetë fëmijët e tjerë të gruas të moshës 11 muaj deri në 12 vjeç ishin gjithashtu të pranishëm gjatë turturimit. Për pesë ditë Maxine dhe Kareem e rrahën fëmijën duke e rrahur me një rrip dhe litar dhe duke e lënë pa ushqim. Ata gjithashtu nuk e lejuan të përdornin banjën. Vëllezërit kishin si detyrë të kujdeseshin që Anthony të qëndronte gjithmonë në gjunjë ose në këmbë.

“Në një pikë fëmija nuk kishte munësi të ecte më sepse nuk kishte forcë. Ai është gjetur pa ndjenja i shtrirë në dyshemen e dhomës së tij”- ka sepcifikuar prokurori i rrethit të Los Angeles, Jonathan Hatami. “Kur e kemi dërguar në spital ishte tepër vonë sepse djali vdiq për disa orë. Ai kishte pësuar një dëmtim në kokë dhe një hemoragji cerebrale. Ai kishte sytë e kuq dhe plagë të shumta në të gjithë trupin.

Nëna e tij dhe shoku i saj janë tani në burg du pritur gjykimin dhe rrezikojnë respektivisht 22 dhe 32 vjet burgim. Tetë fëmijët e tjerë u janë besuar shërbimeve sociale që do të kujdesen për to edhe nga ana psikologjike.

LEXO EDHE:  Disa komplimente që djemtë duan t’i dëgjojnë nga partnerja

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook