Protesta masive ditën e sotme përveç imazhit jo të mirë për opinion e uaj publik nga përdorimi i dhunës, la pas edhe një ambjent të shkatëruar dhe rrëmujë gjithandej nëpër rrugët e kryeqytetit.

Pemë të thyera, pplakat e Bulevardit të shkulura, apo dhe një pirg i madh me mbetje plastike nga ushqimet e konsumuara gjatë protestës, ishin pamjet “trishtuese” që mbetën nga gjithë ajo revoltë ku mbizotëroi agrisiviteti.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe kryebashkiaku i Tiranës i cili përmes një postimi në Twitter ndër të tjera falenderoi qytetarët e Tiranës që u distancuan nga dhuna.

“Po pse o pse? Ca ju beri pema, lulja, bulevardi, arti, pastërtia, e bukura, e mira? Do t’i rikuperojmë në kohë rekord, por Tirana nuk harron – s’ka më kthim pas tek huri e druri! Mirënjohje kryeqytetit që u distancua nga ekskursioni i dhunës!  #MosVandalizoTiranën “, shkroi Veliaj në Twitter.