Pas një sherri me të birin, babai ka qëlluar me thikë djalin, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndudhur në Vashaj të Peqinit. Menjëherë është arrestuar babai dhe policia po punon ende për zbardhjen e ngjarjes.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin,  arrestuan në flagrancë shtetasin:

Y.S., 64 vjeç, banues në fshatin Vashaj, Peqin. Arrestimi i tij u bë pasi  për motive të dobta, ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij, i cili ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal”, njofton policia.