Policia japoneze ka arrestuar një 73-vjeçar pasi dyshohet se ka mbajtur djalin e tij në një kafaz druri për 20 vjet.

Yoshitane Yamasaki tha se ai ka mbajtur të mbyllur djalin pasi ai ishte me të meta mendore dhe disa herë tregohej i dhunshëm

Kafazi ishte në një kasolle pranë shtëpisë së z. Yamasaki në qytetin Sanda.

Djali 42-vjeçar po mbahet në dhomat e paraburgimit nga autoritetet japoneze.

Mediat vendase kanë raportuar se djali është marrë në përkujdesje nga një qendër sociale në Japoninë Perëndimore.

Hetuesit besojnë se Z. Yamasaki filloi të mbante mbyllur djalin e sëmurë rreth mosha 16 vjeçare, kur filloi të jepte shenjat e sëmundjes.

Për momentin, policia ka arrestuar vetëm pensionistin, ndërsa pas 36 orësh kapën dhe djalin e tij.

Thuhet se z. Yamasaki ka pranuar akuzat, duke u thënë autoriteteve se ai ushqente djalin e tij çdo ditë dhe e lejonte të lahej çdo ditë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook