Euro vijon nënçmimin e saj në tregun e këmbimit duke rënë në vlerën e 123 lekëve dhe poshtë normalitetit të ri 124 lekë, që u konsiderua së fundmi nga Banka e Shqipërisë.

Sipas raportit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot 1 Euro u këmbye me 122.9 lekë, me një rënie 0.1 lekë në raport me ditën e djeshme.

Rënia ka nisur që prej 27 Nëntorit dhe duket se Euro po prek “fundin” e saj, teksa kjo vlerë kaq e ulët në kursin e këmbimit nuk është regjistruar që nga Tetori i vitit 2008.

Banka e Shqipërisë ka publikuar raportin me të dhënat më të fundit të këmbimit valutor, të cilin mund ta shihni mëposhtë: