Është bërë virale në internet një video në të cilën paraqitet momenti kur një person me makinën e tij tip “Range Rover” përpiqet të pengojë disa hajdutë të vjedhin makinën e fqinjit të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Angli, konkretisht në Holbrooks, ku disa persona me veshje të zeza dhe me maska kanë në hyrë një banesë me përpjekjen për ta grabitur.

Pasi parkojnë makinën e tyre të tipiti “Peugeot” hajdutët hyjnë brenda në banesë.

Më pas nga filimet e regjistruara në video shikohet të vijë një person me makinën e tij “Range Rover” që tentotn të parkojë makinën e tij përballë shtëpisë së fqinjit.

Me të dëgjuar zhurmën e makinës grabitësit dalin jashtë banesës dhe ndahen në çifte, dy prej të cilëve largohen me mjetin e tyre “Peugeot”, ndërsa dy të tjerët tentojnë gjithashtu të vjedhin makinën e parkuar aty, që rezultoi të ishte e fqinjit të “heroit” me Range Rover.

Duke parë lëvizjen e grabitësve burri hipi në Range Roverin e tij dhe tentoi të ndaloi që makina e fqinjit të tij të vidhej nga dy grabitës, përpjekje e dështuar kjo pasi personat me maska arritën të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, policia vendase nuk ka komentuar asgjë në lidhje me ngjarjen, por e sigurtë që fqinji do t’i jetë shumë mirnjohës personit “hero” me Range Rover për vepriminin që bëri/ Raporton Daily Mail, transmeton Dualajm.com

LEXO EDHE:  Këngëtari i njohur përfshihet në aksident, përplaset nga një Range Rover