Princi Harry i Britanisë së Madhe pritet të takojë sot gjyshen e tij, mbretëreshën Elizabeth II dhe zyrtarë të tjerë mbretërorë për të diskutuar planet e tij për tu tërhequr nga detyrat mbretërore.

Princi Charles, babai i Harryt si dhe William, do të marrin pjesë në mbledhje.

Harry dhe gruaja e tij Meghan, Dukesha e Suseksit, njoftuan të mërkurën se do të tërhiqen nga detyrat mbretërore, duke ndërtuar pavarësine e tyre financiare dhe duke ndarë kohën e tyre mes Britanisë së Madhe dhe Kanadasë.

BBC dhe media të tjera britanike deklaruan se Mbretëresha do të zhvillojë bisedime me nipin e saj në pronën Sandringham për rolet e ardhshme të Harry-t, 35 vjeç dhe Meghan-it, 38 vjeç.

Meghan, ish-aktore në televizionin amerikan, pritet të bashkangjitet në mbledhje nëpërmjet telefonit.

Megjithatë sipas Buckingham Palace, Harry dhe Meghan nuk e kanë konfirmuar takimin.

Shumë komentatorë dhe gazeta kanë kritikuar planet e çiftit.