Një “përbindësh” i pajetë me nofulla dhe thumba të zinj mbi shpinë u shfaq në brigjet e lumit Mersey në Angli.

Krijesa e çuditshme, e cila sipas ekspertëve mund të jetë një delfin, kërpudhë ose një peshk i madh, u gjet në qytetin e Liverpool, shkruan “The Mirror”.

Shkencëtarët thonë se ajo u gjet e “dekompozuar” keq dhe ndoshta ka ngordhur kohë më parë.

Pastruesi i bregut të lumit, Sean Hall, tha se po ecte me një koleg kur zbuloi kafshën misterioze. Ai tha se krijesa kishte nofulla, thumba mbi shpinë dhe kishte lëkurë të zbehtë.

Ekspertët u shokuan kur panë fotot e këtij “përbindëshi”.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1450″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook