Diskutimet në Komisionin e Edukimit dhe të Medias kanë më shumë se tre orë që kanë nisur. Deputetët e opozitës kanë debatuar ashpër me ministrin Sandër Lleshaj, kur është diskutuar çështja e përdh*nimit të 13-vjeçares në Kavajë.

Pjesë nga debati mes Lleshajt dhe deputetëve:

Lleshaj: Dhunuesit e Kavajës janë proceduar në castin zero kur ka marrë njoftim dhe janë arrestuar para se ky fakt të jetë bërë publik, ju flas me përgjegjësi shtetërore.

Vokshi: Besuan ish-kryeministrin shqiptarët

Lleshaj: Personat janë arrestuar para se të bëhej publike, por nuk ka ndërmarrë hapa për ti bërë publicitet kësaj gjëje të shëmtuar, të neveritshme krim*nale, ajo është e fundit në radhë përballë një vepre të tillë që na bën të ndihemi keq si shoqëri, nuk e bëri policia atë, ju bëni komision hetimore për atë, policia reagoi me profesionalizëm, nuk ka bërë publicitet, se nuk meriton publicitet, por përgjegjshmëri

Vokshi: Policia e Shtetit e ka për detyrë të nxjerrë deklarata zyrtare, ama ju informoni publikun për ngjarjet që ndodhin dhe policia ka heshtur, e ka fshehur kr*min, deri sa u bë publik nga ish kryeministri, pse e fshehët ju një krim monstruoz

Noka: Në cilën datë e keni bërë ju shoqërimin, në cilën datë bëtë procedimin? Nuk është shoqëruar dhe ndaluar asnjë person para se Berisha ta bënte publike, mos gënjeni se të ndodhë krimin, është krim, por të gënjesh është trefish krim.

LEXO EDHE:  Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në Llogara, rreshjet e dendura të shiut sjellin rrëshqitje të dheut (Foto)

Deputetet e PS: Mos luani me dhembjen e atyre qytetarëve atje, të asaj nëne

Noka: A keni vajza ju apo jo, je edhe nënë