Pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha në emisionin “Tempora” në telivizionin Ora News, ku deklaroi se Policia fshehu ngjarjen e rëndë të përdh*nimit të vajzës së mitur në Kavaë, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

përmes një postimi të shkurtër në Twitter ministri Lleshaj ka shkruar se ata që bëjnë politikë dhe audiencë me viktimën e ngjarjes në fjalë meritojnë neveri.

Postimi i plotë i Sandër Lleshaj  

S’ka më fjalë shqipe për monstrën që nuk njeh asnjë cak dhe ndot çdo gjë me gjuhën e tij! Rasti fatkeq i minorenes së dhunuar është trajtuar menjëherë dhe drejt nga Policia e Shtetit.Të tjerat janë poshtërsi. Ky e ata që bëjnë politikë apo audiencë me viktimën meritojnë neveri.