Burime mediatike kanë arritur të sigurojnë dosjen e plotë të ngjarjes së rëndë që u publikua para pak ditësh, ku një e mitur në qytetin e Kavajës, është ab*zuar s*ksualisht për rreth dy muaj nga 8 bashkëmoshatarët e saj.

Sipas të dhënave që janë mbledhur në dosjen në zotërim të Gjykatës së Durrësit, thuhet se i dashuri i të miturës i ka kërkuar kësaj të fundit në përvjetorin e ditëlindjes së tij që të kryenin marrdhënie s*ksuale.

Fillimisht vajza i është përgjigjur negativisht, por pas këmbënguljen e djaloshit ajo ka pranuar, gjë që ka çuar më pas edhe në vijueshmëri fatale për të pasi një shok i tire ka regjistruar momentin erotik dhe e kanë kërcënuar të miturën me publikimin e saj.

Në dosje bëhet i ditur fakti se më 29 Janar 2019 e mitura ka bërë denoncim për ngjarjen e ndodhur në policinë e Kavajës, por ndërkohë kishte vënë në dijeni mësuesen kujdestare si dhe drejtoreshën e shkollës “Rilindja”, ku viktima dhe autorët ishin nxënës.

Referuar dosjes ngjarja është mësuar nga pastruesja e shkollës e cila ka gjetur në telefonin e djalit të saj, shok banke me të miturën, një mesash të dërguar nga 14 vjecari ku i kërkonte ndonjë vend ku mund të kryente marrëdhënie me vajzën pas mësimit.

Ndër të tjera në dosjen që disponon Gjykata e Durrësit, thuhet se e gjendur përballë një presioni të rënduar psikologjik e mitura ka tentuar të vetëvritet, pasi ka deklaruar për familjarët e saj se çdo gjë ka ndodhur pa dëshirën e saj, si pasojë e kërcënimeve të njëpasnjëshme nga autorët e krimit.

LEXO EDHE:  EMRI/ Policia e Durrësit arreston 32-vjeçarin, seks në hotel me 13-vjeçaren

Në kudër të kësa dosje Gjykata e Durrësit ndërkaq ka marrë masën e arrestit me burg për 7 adoleshentët e ndaluar dhe ka shpallur në kërkim autorin e tetë.