Aplikimi i gjetheve të nxehta të lakrës në lëkurë siguron shumë përfitime anti-inflamatore dhe analgjezike, duke qenë se është e dobishme në lehtësimin e dhimbjeve dhe inflamacionit.

Lakra është një perime që i takon familjes së Cruciferae, një familje të cilës i përkasin edhe perime të tjera të mrekullueshme dhe të shijshme, të tilla si, për shembull, brokoli ose lulelakra.

Nga pikëpamja ushqyese është një perime shumë e pasur me vitamina, duke theksuar mbi të gjitha praninë e vitaminës C, K dhe vitaminave të grupit B.

Ajo gjithashtu siguron folate, beta-karotene, minerale (ndër të cilat pa dyshim hekuri) dhe fibra.

Cilat janë vetitë e ngrohjes së një gjetheje të lakrës dhe të aplikimit të saj në lëkurë?

Gjethet e lakrave të ngrohura, kanë një veprim të shkëlqyer dhe me efekt anti-inflamator. Është shumë e dobishme në rast të dhimbjeve anësore, të veshkave, dhimbjeve të shkaktuara nga osteoartriti dhe reumatizmi.

Përveç kësaj, është një ilaç natyral i përdorur gjerësisht për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve dhe inflamacionit që shfaqen sidomos gjatë gji-dhënies.

Kur fleta e lakrës nxehet, lëshohen një sërë substancash anti-inflamatore dhe analgjezike, të cilat në fund të fundit i japin cilësitë e saj për të lehtësuar inflamacionin dhe dhimbjen.

Përdorimi: 

Për të shijuar cilësitë anti-inflamatore dhe analgjezike, duhet të merrni vetëm një gjethe lakër të gjelbër, që duket e freskët, në gjendje të mirë.

LEXO EDHE:  Thuajini lamtumirë produkteve të kozmetikës! Përdorni këto metoda natyrore dhe poret e fytyrës do të zhduken përgjithmonë

 Hiq fletët e para dhe më pas merrni brendësinë. Ngroheni pak dhe më pas i vendosni gjethet e lakrës, në zonën ku ndieni dhimbjen. Duhet ta lini derisa gjethja e lakrës të ftohet.

Ju mund të përsërisni sa herë që keni nevojë, derisa dhimbja dhe inflamacioni të zhduket! 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook