Që prej 3 ditësh një sipërfaqe pylli në Bulqizë është përfshirë nga flakët, ndërsa rrezikohen disa banesa. Mësohet se zjarri ka rënë në Vlashaj, ndërsa flakët me përmasa të mëdha kanë shkrumbuar sipërfaqe të mëdha me pisha.

Raportohet se në fshatin Vlashaj deri më tani janë djegur 10 hektarë me sipërfaqe të pyllëzuar, ndërsa një tjetër vatër zjarri është aktive në njësinë e Shupenzës.