Një zjarr i madh ka rënë në pasditen e sotme në Korçë, ku flakët kanë përfshirë një banesë dhe një konvikt.

Nga burime konfidenciale bëhet me dije se brenda konviktit dhe banesës ka pasur njerëz në momentin e rënies së zjarrit.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësja, të cilët kanë thyer xhamat e ndërtesave për të nxjerrë jashtë njerëzit.

Nga informacionet paraprake mësohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndi elektrike e shkaktuar në banesë, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.