Ka përfunduar hedhja e shortit për fazën e 1/16-ave në Champions League.

Fati i goglave në këtë raund na ka rezervuar duele gjigantësh ku Real Madrid do të përballet me Manchester Cityn e Guardiolës.

Të dy klubet janë pretendentë kryesorë për triumfin në kompeticionin më të rëndësishëm evropian në rang klubesh.

Barcelona dhe Juventusi janë me fat pasi kanë “peshkuar” respektivisht Napolin dhe Lyonin.

Kurse Bayern Munchen do të kërkojnë të “hakmerret” ndaj Chelseas për finalen dramatike të 2012 ku londinezët mposhtën bavarezët në “Allianz Arena”.

Çiftet e ndeshjeve:

Borussia Dortmund – PSG
Real Madrid – Manchester City
Atalanta – Valencia
Atletico Madrid – Liverpool
Chelsea – Bayern Munich
Lyon – Juventus
Tottenham Hotspur – RB Leipzig
Napoli – Barcelona