Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Mhill Fufi pas një hetimi të bërë nga Prokuroria e Përgjithshme ka rezultuar se nuk ka pasur dënime jashtë të territorit të Shqipërisë.

Me këtë konkluzion të Prokurorisë, ish-deputeti Fufi nuk do të shkarkohet nga detyra publike, në të cilën është emëruar muajt e fundit.

Ish-deputeti mban postin e drejtorit të Transportit Rrugor në Qarkun e Lezhës.

“Sektori i Verifikimit të Integritetit me shkresat nr. 158 prot., datë 10.02.2017, 158/3 prot., datë 02.03.2017, 1284/ 8 prot., datë 22.02.2017 i është drejtuar me kërkesë Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol, e cila ka kthyer përgjigje se gjurmët daktiloskopike të z. Mhill Fufi nuk ndodhen të regjistruara në databazet kriminale të shteteve pjesë e Interpolit”, thuhet në materialin e Prokurorisë së depozituar në KQZ.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook