Ka përfunduar pas 5 orësh  protesta e opozitës përpara kryeministrisë.  Kreu i PD, Lulzim Basha bëri të ditur për të gjithë vendimin final për vazhdimësinë e protestës.

Sipas tij qytetarët dhe opozitarët nuk do të ndalen deri sa të largojnë kryeministrin Rama. Basha ka njoftuar se do të ketë sërish protestë të enjten në orën 10:00.

“Sot çdo kush e ka parë forcën e qytetarëve të bashkuar, të vendosur për të mos pranuar më një kryeministër dhe qeveri të kapur në vjedhje flagrante. Dua që në emër të opozitës t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë qytetarëve që i dhanë zë revoltës që po e dëgjon gjithë bota. Le të zotohemi sot se kjo kryengritje do vazhdojë deri në përmbysjen e Ramës. Të enjten në orën 10:00 vijon protesta”,- tha Basha duke njoftuar kështu edhe fundin e protestës për sot.