Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka dhënë një deklaratë për shtyp pas përfundimit të seancës plenare.

Balla tha se Partia Demokratike po bën përpjekje të kota për ndalimin e negociatave me BE.

Duke folur rreth çështjes së pritjes së kampeve me refugjatë ai tha se nuk ka asnjë plan për pritjen e refugjatëve sirianë në Siri.

“E dyta që do ndaja me ju është që një budalla hedh një gurë në lumë dhe qindra të mençur duan të sqarojnë opinionin. Ajo që ka të bëjë është me dezinformim që në Shqipëri do të vendosen kampe për të strehuar 600 mijë azilantë. Ka një dallim se njëherë thonë luftëtarë të ISIS dhe njëherë 600 mijë persona. Lexojini rrjedhjet psiqike në rrjetet sociale. Ajo që dua të sqaroj se nuk ka asnjë plan asnjë negociata, as bisedë me këtë çështje. Ka vetëm rikthim të shqetësimit për një kanal të ri që lidh Europën juglindore me eEuropën qendrorë të rrugës që vijnë me konflikte. Shqipëria as nuk ka negociuar dhe ska as kapacitete për të strehuar numra të tillë. Një vend si Shqipëria që mund të jetë pjesë e këtij kanali transferimi duhet të mbajë përgjegjësinë e veta për aq sa i takojnë këllqet. Shqipëria do të mbajë përgjegjësitë e veta për aq sa i takon.”, tha Balla.

LEXO EDHE:  Vëllai i Ramës dhe ai i Xhafajt pastrojnë dhe fitojnë para me lojrat e fatit, PD zbardh skemën (VIDEO)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook