Pas publikimit të përgjimeve nga “Zëri i Amerikës” për blerjen e votave, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Përmes një statusi në “Facebook”, Vasili thekson se kryeministri Rama është bërë njësh me krimin dhe se është peng i kriminelëve.

Reagimi i plotë i Vasilit:
Edi Rama ky kancer i krimit.

Po a ka surrat më të rrijë ne qeveri ky Edi Rama.

U tund Zëri i Amerikës duke denoncuar fëlliqësirat e vjedhjes se votave nga Edi Rama me kriminele dhe me horra ne krye te bashkive.

I madh e i vogël e ka të qartë si drita e diellit se çfarë bandit kryeministër kemi dhe se si ky është bërë njësh me kriminelet,se si është bërë peng i krimineleve, se si ndan paratë me ta,se si ja ka shitur shtetin krimineleve.

Çdo ditë që rri ky kryeministër është dite feste për kriminelet dhe dite ferri për shqiptaret.

Ky kryeministër duhet shkulur me rrënjë si kancer i krimit.