Ervin Salianji, ish deputeti i PD-së doli sot në një konferencë për shtyp dhe publikoi përgjime të reja.

Salianji akuzoi qeverinë se ka fabrikuar e mbajtur me para dëshmitarin e rremë të çështjes Babale, Fredi Alizotin. Gjithashtu ai thotë se urdhrat që Alizoti të mbahej me para nga drejtuesit e policisë së Fierit i jepte shefi i madh, që sipas tij është ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Rama u investua në fabrikimin e dëshmitarit të rremë. Por të verbuar nga pushteti ata lanë pas në dosje gjurmë të falsifikimit të provave. Dosja Xhafaj është prova më konkrete që Shqipëria është sot një narkoqeveri. Përgjigjet zyrtare të pazbardhura nga prokuroria në mënyrë të qëllimshme tregojnë se dëshmitari i Ramës është blerë. Faktojnë vendosjen e policies, prokurorisë nën urdhrat e një trafikanti që mori përsipër rolin e aktorit për të shpëtuar Ramën. Drejtuesit e policisë në Fier paguajnë Fredi Alizotin me urdhër nga ai që ka deleguar qepjen e kësaj historie. Është Fatmir Xhafaj”,- tha Salianji