Përkeqësimi i motit dhe reshjet intensive kanë shkaktuar bllokimin e dhjetra makinave në Rrugën e Kombit.

Mësohet se si pasojë e reshjeve të borës, janë krijuar rradhë të gjata.

Gjithashtu bëhet me dije se të bllokuara kanë mbetur edhe mjete të tonazhit të rëndë.

Prej më shumë se 1 ore kanë mbetur të bllokuar dhjetra drejtues mjetesh që po shkojnë drejt Tiranës.

Situata paraqitet më tepër problematike në aksin rrugor Reps-Rrëshen.

Kujtojmë që moti i keq ka përfshirë gjithë vendin këto ditët e fundit, duke shkaktuar mjaft probleme në qarkullimin rrugor.