Duket se tashmë është tepër vonë për thirrjet e policisë ndaj protestuesve për qetësi dhe vetpërmbajtje pasi protestuesit vijojne te qendrojne te palekundur para deres se Kryeministrise, nderkohe qe raportohet per thyerje xhamash ne dritaret e portes hyrese te saj.

Ndërkohë afër zyrës së Kryeministrit protestuesit kanë bërë kërdinë pasi i kanë vënë flakën derës së Kryeministrisë, në shenjë revolte kundër qeverisë, dhe duke ritheksuar edhe njëherë se duan medoemos largimin e qeverisë Rama nga pushteti.

Kujtojmë se për shkak të dhunës dhe përleshjeve pa kontroll deri më tani kanë mbetur të plagosur rreth 6 perosna, në gjendje të rënduar nga gazi lotsjellës me të cilin garda iu përgjigj tumës së dhunshme të protestuesve.