U luajt akti i parë i gjysmëfinales së Champions League mes Bayern Munchen dhe Real Madridit në “Allianz Arena”.

Reali i Madridit doli fitimtar në aktin e parë të gjysmëfinales në Champions League, përballë Bajernit të Mynihut. Madrilenët përmbysën rezultatin, dhe në fund e mbylli me shifrat 1-2.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.

Kimmich kaloi bavarezët në avantazh në minutën e 28-të, por barazohet rezultati nga Marcelo (44’).

Në fraksionin e dytë të lojës nga një kundërsulm i madrilenëve Asensio i sapo futur në fushë shënon golin e dytë. 1-2 për Real Madridin.

Vendësit krijojnë volum loje, shpërdorojnë disa raste, por nuk arrijnë dot të gjejnë rrugën e rrjetës.

Përfundimisht 2-1 për Realin, i cili shkon në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu” me një rezultat komod.

Ja vlejmë të përmendim se dhe ylli portugez, Cristiano Ronaldo realizoi një gol por që u anulua pasi e stopoi me dorë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook