Rrugët e Ankarasë u përmbytën tërësisht, pasi kryeqyteti turk u godit nga rrebeshe të paprecedentë shiu.

Sipas mediave vendase 6 persona rezultojnë të lënduar nga kushtet ekstreme të motit që kanë mbizotëruar në Turqi.

Meterologët prisnin që reshjet e dendura të shiut pasditen e së shtunës të zgjasnin më shumë se tre orë, por e gjithë sasia e parashikuar e tij ra brenda vetëm 9 minutash, duke sjellë një situatë të vërtetë kaosi në lagjen Mamak.

Qeveria turke po punon për vlerësimin dhe lehtësimin e dëmeve. Besohet se deri më tani të jenë prekur më shumë se 160 makina e 25 biznese.

“Kjo valë përmbytjesh është një fatkeqësi natyrore e niveleve të paregjistruara ndonjëherë më parë”, deklaron kryetari i bashkisë së Ankarasë, Mustafa Tuna.

Sipas ekspertëve shifrat nuk do të ndalen këtu por pritet që të vazhdojnë përgjatë gjithë javës.

Meteorologët hamendësojnë se koha do të hapet ndoshta nga e shtuna tjetër.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook