Ish-Kryeministri Sali Berisha vijon të publikojë raste të ndryshme të denoncimeve që bëjnë qyetarët duke vënë nën përgjegjësi qeverinë e kryeministrit Edi Ramës. 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publukar mesazhin e një qytetari nga Durrësi, i cili shprehet se prej disa orësh, një lagje e Durrësit po përmbtet për shkak se janë çarë tubat e ujit të pijshëm.

Ai shprehet se ndonëse është lajmëruar Ujësjellës Kanalizimi i Durrësit, sërish ende nuk ka asnjë ndërhyrje.  

“I nderuar Dr Berisha

Meqenese autoritetet e korruptuara te Bashkise se Durresit nuk marrin masa, po detyrohem t’ju shkruaj juve me shprese se keta bandite te Ujesjellesit te Durresit do te marrin masa, ta shpetojne lagjen nga permbysja qe po i kercenohet nga tubat e cara dhe shoerthimi fontane i ujit te pishem.

Ka disa ore qe ne Rrugen Pellazget ne Keneten e Durresit kane sbperthyer tubat e ujit te pishem dhe uji po shperbdahet neper oborret e sbtepiave.

Unesjelesi i Durresit dhe punonjesit e dispecerise kane disa ore qe jane njoftuar dhe jo vetem qe nuk marrin masa per ta ndaluar, por me arrogancen qe karakterizon cso zyre te kesaj qeverie anti- popullore, thone se deri neser nuk kemi mundesi ta nderpresin rrjedhjen e ujit, i cili percvecse eshte pasuri e shtetit, rrezikon te demtoje banoret e lagjes.

Prandaj ju lutem i nderuar Doktor, beje publike se mbase keshtu vihen ne pune keta njerez te korruptuar te Edvin dhe Vangjel hajdutit!

LEXO EDHE:  Qëlloi Ramën me vezë, reagon Balla: PD-ja të kërkojë ndjesë për aktin e turpshëm!

Me respekt, ju lutem anonime”,- ka shkruar në mesazhin e tij drejtuar ish-kryeministrit Berisha, qytetari anonim.  

Bashkangjitur mesazhit që qyetari ka denoncuar përmbytjen Berisha ka shkruar: 

“Zyrtarët banditë të Gjushit përmbytin lagjen

Drejtor hajdut që vjedh me babain e tij pasi i ka dhënë të atit tenderin e ndërtimit të ujësjellësit të ri as që çan kokën për banorët!

Ju bëj thirrje banoreve të përmbytur të protestojnë me mosbindje civile ndaj Gjushit dhe hajdutëve të tij!”