Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë orëve të fundit, kanë krijuar probleme në akset rrugore të qytetit të Vlorës.

Lagjja “28 Nëntori”, lagjja “Pavarësia”, “Skelë” dhe disa akse rrugore janë nën ujë.

Ndërkohë që punonjësit e ndërmarrjes së mirëmbajtjes janë në terren për normalizimin e situatës, reshjet e shiut vijojnë të jenë të dendura.

Kjo nuk është hera e parë që qyteti i Vlorës gjendjet nën ujë, sapo bien reshjet e shiut. Situata që shihet në fotot e mëposhtme është kthyer në problem për qytetarë, pasi e kanë të pamundur të lëvizin.