Në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, pranë  fshatit Dervician janë përplasur dy automjete tip “Benz”, ku si pasojë janë aksidentuar 7 persona, mes tyre dhe dy fëmijë 3 dhe 7 vjeç.

Policia bën me dije se ata janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak.

Në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, pranë  fshatit Dervician janë përplasur dy automjete tip “Benz”, me drejtues shtetasin K.K, 55 vjeç,banues në fshatin Goranxi, Dropull dhe mjeti tjetër me drejtues shtetasin R.T. 44 vjeç, ku ishin pasagjerë dhe shtetasit R.T., 29 vjeçe, K.T., 7 vjeç, A.T., 3 vjeçe, A.P., 59 vjeç dhe V.P., 56 vjeçe, të gjithë banues në Elbasan.

Shtesasit e mësipërm janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.