Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në veri të Gjermanisë ku dy persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur.

Autobusi i përkiste një kompanie udhëtimesh dhe vinte nga qyteti Rostok në shtetin e Mecklenburg-Vorpommern, sipas të dhënave të para të mbledhura nga policia. Ndërsa është përplasur ballë për ballë me një makinë që po ecte në rrugën kryesore.

Shoferi 36 vjeç dhe pasagjerja 37-vjeçare që po udhëtonin në makinë vdiqën ne vendin e ngjarjes, ndërsa në autobus 20 persona ishin plagosur lehtë dhe dy të tjerë në gjendje të rëndë.