Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një këngëtari shqiptar. 

Bëhet fjalë për Jeton Kuçin, nga Deçani. Mediat kosovare bëjnë me dije se Kuçi ishte duke udhëtuar me motor teksa ka humbur kontrollin dhe është përplasur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendlindjen e tij në Deçan, ndërsa përplasja rezultoi fatale për të.

Kuçi njihet në Kosovë si këngëtar i muzikës popullore, ndërkohë që ka qenë edhe ish-luftëtar UÇK-së.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook