Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Golem ku një fuoristradë tip Volvo është përplasur nga treni.

Ngjarja ka ndodhur tek Përroi i Agait.

Nga aksidenti ka te plagosur por janë jashtë rrezikut për jetën.

Në makinën që u përplas me trenin ndodheshin burrë e grua me katër fëmijët e tyre.

Drejtuesi i mjetit B.C 40 vjec.
Bashkeshortja L.C. 38 vjece.
Djali L.C 8 vjec
Vajza E.C 4 vjece.
Djali O. C 2 vjec
Djali tjeter D.C 6 vjec.

Informacioni paraprak i policisë:

Më datë 17.08.2018, rreth orës 09:10, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, treni i udhëtarëve i linjës Durrës -Elbasan është përplasur me një mjet tip Volvo me targa angleze me drejtues shtetasin  B. C. rreth 40 vjeç, banues në Durrës, i cili në mjet ka qenë me bashkëshorten dhe katër fëmijët.