Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës tek rruga e ish-Kënetës në lagjen nr.17.

Përplasja ka ndodhur pranë karburantit duke shkaktuar vdekjen e çiftit Bukuria dhe Sabije Cufaj, 56 dhe 38 vjeç . Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa menjëherë është arrestuar drejtuesi i mjetit tip “BMW” si autor i ngjarjes së rëndë.

Mësohet se trupat e dy viktimave vijojnë të jenë të shtrirë në tokë, ndonëse ambulanca ka mbërritur për transportin e tyre në morg.

Makina që ka shkaktuar aksidentin është një BMW me targa AA 835 BD, e drejtuar nga një i ri rreth 22 vjeç, që i ka marrë para sapo dy gratë kanë zbritur nga urbani.

“Pak minuta me pare në lagjen nr. 17/1 ne Durrës, nje shtetas 22-vjeçar me mjetin e tij ka aksidentuar me pasojë vdekjen dy shtetas këmbësorë (një burre e një grua). Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet per sqarimin e rrethanave te ngjarjes.”, njofton policia.