Kryeministri Rama është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, ku po flet për përplasjet mes dy institucioneve më kryesore në vend “Qeveri-Presidencë”.

Teksa u pyet se pse reagoi ashpër ndaj vendimit të Presidentit Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt, Rama u shpreh se nuk ka asgjë personale me kreun e Shtetit dhe se nuk kërkon konflikt institucional.

“Ilir Meta më dhimbset si person. Nuk kam asgjë personale me Ilirin. Problemi qëndron te akti që u bë nga Presidenca. Me Metën kemi bashkëpunuar në shumë projekte dhe e njoh mirë. Nuk dua konflikt institucional”, u shpreh Rama ndër të tjera.

ERTV Live😊: Në Zonën e Lirë të Arian Çanit për qeverinë e re, studentët, bixhozin, Presidentin e Republikës dhe qyqarët e zuzarët që sulmuan egërsisht ministrin e ri për Europën dhe Punët e Jashtme

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 11. Januar 2019