Ledri Vula zbulon në intervistë arsyen pse dominon ngjyra e zezë në disa videoklipe të rëndësishme të këngëve të tij.

Megjithëse deri më tani nuk e kemi ditur arsyen përse këngëtari e ka bërë këtë zgjedhje, reperi Ledri Vula, ka zbuluar arsyen se pse në klipet “100 Probleme”, “SRMN”, “Ni gotë për ty”, “Kings” dhe më e fundit “TTZ”, dominojnë ngjyrat bardhë e zi.

Në një intervistë reperi i famshëm ka treguar se ngjyrat gjithmonë evolojnë ndërsa e bardha dhe e zeza jo.

Çdo vit kemi një të kuqe më të kuqe, një të kaltër më të kaltër, por ende nuk kam parë një version më të mirë të ngjyrës së zezë apo një të bardhë akoma më të bardhë”, është shprehur Ledri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook