Ballina Magazine 3 shqiptarë në finalen e Eurovizion, kjo është historia e pabesueshme e...

3 shqiptarë në finalen e Eurovizion, kjo është historia e pabesueshme e jetës së tyre

Për herë të parë, tre shqiptarë janë në finalen e Eurovizion, të tre me shanse të mira për të fituar trofeun.

Deutsche Welle thotë se fakti që janë tre shqiptarë në finale tregon se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me shoqërinë shqiptare, e cila pas komunizmit vërshoi jashtë vendit.

Prania e tre shqiptarëve në finale, shkruan DW, ka shkaktuar jo pak debat.

Kjo pasi Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureira, e njohur si ‘Beyonce e Greqisë’ bënë simbolin e shqiponjës me dy krena.

“Po bëhesh e famshme me paratë e grekëve, përse bën shqiponjën?,” i tha një komentues.

“Gjithçka e kam arritur me punën dhe vendosmërinë time,” u përgjigj shqiptarja nga Fieri.

Vajza e një rrobaqepëseje dhe një punëtori ndërtimi, ka arritur suksese të mëdha në Greqi, por frika e racizmit e ka bërë që të mbajë në hije identitetin e saj.

Edhe Ermal Meta ka punuar shumë për të arritur suksesin. Ai emigroi drejt Italisë në moshën 13-vjeçare me mamanë dhe fëmijët e tjerë.

Ëndrra e tij ishte që të merrte pjesë në Sanremo dhe tashmë jo vetëm ia ka dalë, por edhe ka fituar çmimin e parë.

Kurse Eugent Bushpepa është një roker nga qyteti i vogël i Rrëshenit, që me zërin e tij ka befasuar të huajt.

Ata thonë se ngjan me liderin e Guns N’Roses.

Malli për të dashurën, me të cilën ndodhet tani në Lisbonë, e ka shtyrë për të shkruar një baladë rok shumë të bukur.

Sot është vërtet një natë për të mos u harruar.

Siç thonë edhe studimet, Eurovizioni është provuar shkencërisht që i bën njerëzit të lumtur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Aksidentohen rëndë 6 persona në Itali në mes tyre 3 shqiptarë, vdes karabinieri