Ballina Kryesore Adi Krasta rikthehet në televizion, ja ku do ta shohim moderatorin e...

Adi Krasta rikthehet në televizion, ja ku do ta shohim moderatorin e njohur

Pas një kohe të gjatë mungesë në televizion, moderatori dhe prezantuesi i njohur shqiptar, Adi Krasta starton sot emisionin e tij më të ri në News24.

“Prime Time” është emisioni më i ri i cili do të moderohet nga Krasta. Në qendër të këtij emisioni do të jetë fjala dhe aktualiteti.

Disa personazhe do të jenë përballë Krastës për t’u rrëfyer, por jo vetëm. Emisioni gjithashtu do të rezervojë hapësira të tjera të ndryshme, të cilat për momentin mbeten surprizë.

Kujtojmë që Adi Krasta është prezantuesi i pesë edicioneve të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Nga 1999 deri në 2002 ai ka punuar si gazetar prodhues në Seksionin Shqiptar të Shërbimit Botëror të BBC, në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Me kthimin në Shqipëri Krasta ideoi dhe realizoi së bashku me Pali Kuken ciklin televiziv të zbulimit të talenteve në fushën e këngës, “Ethet e së Premtes Mbrëma”.