Ballina Aktualitet Dhunë ndaj këngëtares shqiptare, futbollisti turk shpallet i pafajshëm

Dhunë ndaj këngëtares shqiptare, futbollisti turk shpallet i pafajshëm

Mediat italiane kanë raportuar se pas akuzave për rrahje dhe kërcënim të këngëtares shqiptare, futbollisti turk, Hakan Calhanoglu, është shpallur i pafajshëm.

Anita Latifi është shprehur se në vitin 2014, ka patur një lidhje me Hakan Calhanoglu ,ndërkohë që futbollisti luante në Gjermani.

Këngëtarja shqiptare kishte pretenduar se kishte mbetur shtatzënë, por që më pas kishte dështuar. Ajo është shprehur se gjatë kësaj kohe ka qenë nën presione, kërcënime dhe forma të tjera të dhunës psikologjike, e për pasojë ajo kishte humbur fëmijën e saj.

Latifi tregon se futbollisti turk ishte i martuar dhe njëkohësisht ishte në një lidhje me të.

Mirëpo futbollisti turk është shpallur i pafajshëm nga një gjykatë në Turqi, edhe pse do të duhet të kryejë 70 orë shërbim në komunitet për dëshmi të rreme.

Tashmë në telashe duket se gjendet këngëtarja shqiptare, e cila akuzohet për shantazh duke kërkuar 250 mijë euro nga turku për ta lënë të lirë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook