Ballina Personazhe Dua Lipa triumfon sërish në eventin MTVS EMAs mbajtur në Spanjë

Dua Lipa triumfon sërish në eventin MTVS EMAs mbajtur në Spanjë

Në eventin MTVS EMAs mbajtur në Spanjë, Dua Lipa ka triumfuar sërish, duke tërhequr një tjetër trofe. Ajo ishte kandiduar për katër çmime, ku tërhoqi trofeun si artistja më e mirë Pop.

Këngëtarja, mjaft e entuziazmuar, ka ndarë një video të shkurtër në Instagram ku ndodhet pranë fansave të saj. Ajo nuk është kursyer me falenderimet, ndaj të gjithë atyre që e kanë votuar për të qenë kandidate për katër çmime.