Ballina Personazhe Eventi ‘Oda’ sjell grimierin e famshëm në Shqipëri, Mario vjen për të...

Eventi ‘Oda’ sjell grimierin e famshëm në Shqipëri, Mario vjen për të bërë ‘Xing’ në emisionin shqiptar

Mario Dedivanoviç, grimieri personal i Kim Kardashian, do të marrë pjesë në eventin ‘Oda’ dhe do të jetë i ftuar gjithashtu për herë të parë në emisionin shqiptar ‘Xing me Ermalin’.

Lajmi se grimieri i Kim Kardashian dhe njëkohësisht mik i saj, Mario Dedivanovic do të vijë në Shqipëri, është lajmi për të cilin po flasin të gjithë.

Mario do të marrë pjesë në eventin “Oda”, të organizuar nga “Ami Event”,  një mbrëmje gala gjigante që do të mbahet më 20 janar në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Mario do të jetë i ftuar gjithashtu në emisionin e parë shqiptar për të, “Xing me Ermalin”, ku përpos anës profesionale dhe talentit për makeup-in, më në fund do mësojmë më shumë edhe për jetën e tij private.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook