Ballina Personazhe Humbja e McGregor, trajneri i tij tregon arsyen pse e humbi duelin...

Humbja e McGregor, trajneri i tij tregon arsyen pse e humbi duelin ndaj Khabib

John Kavanagh është njeriu më i besuar i Conor McGregor, trajneri i tij në çdo moment, personi që i qëndron pranë në stërvitje e ndeshje. I intervistuar në lidhje me duelin mes McGregor dhe Khabib Nurmagomedov, trajneri i sportistit irlandez thotë: “Ishim përgatitur mirë, u stërvitëm për ta fituar këtë duel. Madje në raundin e tretë me pak fat mund të kishim sjellë një përmbysje, por Conor nuk arriti ta vërë shumë në punë të majtën e tij. Conor pati shanset e tij për ta goditur Khabib, sidomos në raundin e tretë, por gjërat nuk shkuan ashtu si duhet”, thotë Kavanagh.

Sipas trajnerit të ish-kampionit të botës, McGregor duhej të kishte zhvilluar edhe një duel tjetër para kësaj përballje të madhe ndaj rivalit rus. “Vinim në këtë sfidë pas 2 vitesh larg kafazit edhe pse ishim stërvitur çdo ditë. Por fakti që nuk zhvillonim një duel prej 2 vitesh ndikoi shumë. Mendoj se duhej të kishim zhvilluar një përballje tjetër para kësaj sfide me Khabib, në pranverë apo verë, por gjërat u ndërlikuan pas incidentit me autobusin, në prill. Duhej të kishim testuar veten me një sportist të ngjashëm me Khabib, që të përgatiteshim edhe pse e dinim që ai do të përdorte më shumë kapjet e një mundësi”, u shpreh John Kavanagh.