Ballina Magazine ‘Mirë se vjen Ramazan’, aktorja turke uron shqip të gjithë besimtarët muslimanë...

‘Mirë se vjen Ramazan’, aktorja turke uron shqip të gjithë besimtarët muslimanë (Foto)

“Më fal” është seriali turk i cili ka rrëmbyer pas vetes jo vetëm turqit, por edhe një pjesë të madhe të shqiptarëve.

Gaye Turgut e njohur për rolin e Bahar në serialin ‘Beni Affet’, ka publikuar një fotografi ku shihet të jetë e veshur me një kostum prej sulltaneshe dhe me një mbishkrim shqip.

‘Mirë se vjen Ramazan’, ishte shkrimi që njëkohësisht edhe uroi filimin e muajit të shenjtë të myslimanëve.

Aktorët turq shpesh u bëjnë befasi të tilla fansave shqiptarë, për të cilët kanë një simpati të veçantë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook