Ballina Magazine Moderatori shqiptar jep alarmin: Prisni, ja kush do shembet pas Teatrit Kombëtar

Moderatori shqiptar jep alarmin: Prisni, ja kush do shembet pas Teatrit Kombëtar

Pas vendimit të mazhorancës së drejtuar nga Edi Rama, për të prishur Teatrin Kombëtar, ka ardhur dhe reagimi i gazetarit dhe moderatorit të mirënjohur shqiptar, Adi Krasta.

Krasta shkruan se ai është objekt i Trashëgimisë Kulturore dhe nuk duhet shkatërruar. Sipas tij, teatri i ri duhet të ndërtohet në një tjetër vend.

Shkrimi i plotë nga Adi Krasta i botuar në faqen e Nisma#:

Në rrethanat kur duket se qeveria dhe vizionari i vetëm i saj dhe i Tiranës, bashkë me të zellshmit e DEAL – ve e kanë marrë vendimin për prishjen e ndërtesave të Teatrit Kombëtar  (Një Trashëgimi Kulturore), ajo çfare të fyen më shumë:

1. Mungesa e sinqeritetit e veshur me harbutëri pushteti e këtij grupimi për të realizuar atë për të cilën tjetërkund e kohë më parë e kanë firmosur, në emër të haraçeve apo babezisë, e që pa asnjë dyshim nuk lidhet me përvuajtjen e mungesës së një teatri.

Teatri mund të ndërtohet i bukur e modern kudo tjetër ku nuk dëmtohet trashëgimia, kujtesa e sensibiliteti, qoftë edhe i një pakice. Shumica që vendos me votë politike është vetëshpallur sot si asnjëherë edhe si njohëse e arkitekturës edhe si njohëse e urbanistikës edhe si njohëse e aktrimit ( sidomos aktrimit ) dhe me arrogancën e padijes vulos dhe çfarë është vlerë e çfarë jo për këtë vend.

2. Paligjshmëria apo shembja e paturpshme e çdo ligji që lejon një tjetër SHËMBJE. Atë të Trashëgimisë. Nuk është hera e parë. Këtë fat pati stadiumi ‘Qemal Stafa’ e këtë fat (nëse çmenden krejt) do ketë shumë shpejt Muzeu Kombëtar e Galeria Kombëtare.

3. Propaganda e neveritshme qe po mpin reagimin edhe kur të mbyt me makinerinë e ‘fake news’ rilindas-gjoja-leftist edhe kur të shan nga nëna e nga ‘robt’.

LEXO EDHE:  Çështja e Teatrit Kombëtar, kjo është kërkesa që Monika Kryemadhi ka për presidentin Meta

Një qeveri që ngriti bunkerë betoni si muze në mes të Tiranës, mund të shndërrojë në muze një teatër kombëtar – trashëgimi kulturore, në emër të frymëve që e mbajtën gjallë. Një qeverie të (pa)përgjegjshme dikush mund t’i kujtojë se Londra është e mbushur me ndërtesa teatrosh të vjetër që ndoshta nuk hynë as ne listën e trashegimisë së ligjëruar e që ju bien çatitë në mes të shfaqjeve e përsëri nuk shemben në emër të rrëmbimit te territorit.

Teatrot e rinj janë ndërtuar modeste me përkushtim të sinqerte politikash kulturore e me donacione dashamirësish.

Jo poshtë kullave e jo brenda tyre.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook