Ballina Kryesore “M’u duk vetja shumë i vogël”, aktori i madh shqiptar rrëfen historinë...

“M’u duk vetja shumë i vogël”, aktori i madh shqiptar rrëfen historinë prekëse me një djalë invalid

I ftuar në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, aktori i madh shqiptar, Mirush Kabashi ka rrëfyer një histori prekëse që i kishte ndodhur me një adoleshent që ecte me karrocë, pasi nuk i kishte këmbët.

Aktori tregon momentin kur djaloshi i dhuroi një mollë dhe i tha se e kishte pare në një film, ndërsa shprehet se në këtë moment iu duk vetja shumë i vogël.

“Kam pasur një problem timin dhe po ecja prane hotel ‘Dajtit’. Duke ecur kur dëgjoj një adoleshent që ishte me karrocë, pasi nuk ecte dhe që thërriste: “o xhaxhi, o xhaxhi…”. I thashë nuk kam para të vogla dhe vazhdova rrugën, por ai vazhdonte të thërriste. Më pas unë u ndala dhe ai më dhuroi një mollë dhe më tha se më kishte parë në një film. Më besoni se mu duk vetja milingonë në atë moment. Pra kur të vijë çështja për ndihmë ne duhet të japim për të tjerët”, tha aktori i madh Mirush Kabashi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook