Ballina Personazhe Në pritje të fëmijës së dytë, çifti i ‘Big Brother’ zbulon gjininë...

Në pritje të fëmijës së dytë, çifti i ‘Big Brother’ zbulon gjininë dhe detaje nga shtatzania

Ata janë i vetmi çift nga ‘Big Brother Albania’, që i kanë rezistuar kohë së bashku, madje kanë arritur të krijojnë tashmë një familje.

Dy ish-banorët, Neda dhe Ogreni janë aktualisht të martuar dhe kanë një djalë me emrin Serzh.

Mirëpo çifti, na dha lajmin e gëzueshëm se janë në pritje të një fëmije të dytë, i cili do të jetë djalë gjithashtu.

Siapas ish-banorëve, dajli i dytë pritet të vijë në jetë pas 4 muajsh.

“Ne do të bëhemi me një vëlla të vogël! Kishim kohë që e mendonim dhe na bekoi Zoti se bebi erdhi shumë shpejt”– ka thënë Neda.

“Unë kisha pafund dëshirë të ishte djalë”, – tregon Neda. “Për Serzh, rradhë të parë, por edhe për veten. Pasi unë kam 3 motra dhe gjithmonë më ka munguar një vëlla! Tani, nuk mund të them që do barazoj motrat, por asnjëherë nuk i dihet!”

Nga ana tjetër Ogreni tregon: “Unë jam i lumtur që djali ynë do të ketë një vëlla sepse personalisht nuk kam pasur një të tillë dhe besoj se duhet të jetë ndjesi shumë e bukur të kenë njëri-tjetrin për t’u mbështetur në jetë!”

“Neda kishte dëshirë të ishte nënë djemsh dhe mesa duket po i realizohet kjo dëshirë ashtu si dhe prindërve të mi, të cilët donin të kishin sërish një nip”, – shprehet babai i Serzhit.

Ama, nëse mendoni se familja do të plotësohet me kaq gaboheni, sepse sipas Ogrenit, edhe vajza do të vijë shumë shpejt.

“E rëndësishme është që gjithccka të shkojë mbarë deri në fund për Nedën dhe djali të vijë i shëndetshëm e me fat.. pastaj do të mendojmë edhe për një vajzë të ëmbël për babin”, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Besojeni ose jo por kjo është Luana Vjollca pa make-up, foto surprizuese e moderatores

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook