Ballina Kryesore Ra në gjurmët e qindra shqiptarëve të humbur, Aida Shtino rrëfen momentin...

Ra në gjurmët e qindra shqiptarëve të humbur, Aida Shtino rrëfen momentin e frikshëm: Si më kërcënuan me jetë trafikantët

Për vite me rradhë, ajo gjeti shumë njerëz të humbur, duke shtangur audiencën me investigimet në emisionin e drejtuar prej saj, “Njerëz të Humbur”.

Po flasim për Aido Shtinon, e cila ishte e ftuar sot në emisionin “Pasdite në Top Channel”.

Ajo ka rrëfyer momentet më të vështira që ka hasur gjatë drejtimit të emisionit, i cili bëri mjaft bujë në Shqipëri pak vite më parë.

Moderatorja dhe autorja e “Njerëz të Humbur” ka treguar kërcënimin më të madh që ka marrë në jetën e saj.

“Kam marrë shumë herë kërcënime, edhe ka qenë shumë e vështirë. Kam marrë kërcënime për veten time për familjen, ka qenë kompleks e gjitha. Duke kërkuar një vajzë, familjarët e të cilës nuk kishin asnjë gjurmë, ne binim në rrjete trafikantësh dhe ishte e pamundur të mos kishte kërcënime. Mbaj mend njëherë kur kam qenë në Vizion+, ne kërkonim një vajzë të zhdukur nga Elbasani.

Vijnë gjurmët se e kishin marrë dhe e kishin çuar në Greqi për ta trafikuar dhe në atë periudhë kishim agjentë në Greqi që kërkonin edhe nëpër rrugë. Një ditë, po shkoja në zyrë më vjen një letër ma jep porteri, ia kishin lënë porosi të ma jepnin në dorë. E hap letrën dhe aty shkruante “vajza ndodhet në këtë adresë” dhe ishte adresa e shtëpisë sime. Deri në atë moment e kisha marrë me lehtësi.

Aty u tërhoqa, jo nga kërkimet, por vura alarmin, njoftova policinë. Për fat, atë vajzën e gjetëm. Na u desh të bashkëpunonim me disa nga personat që e kishin marrë vetëm e vetëm që ajo të vinte në shtëpi. E kemi sjellë dhe në studio, madje babai është çuditur kur e ka pare”, tregoi Shtino.

Më tej Aida Shtino u shpreh se ai emission e bëri njeri më të mirë, se çdokush vjen me një mision në jetë dhe ndoshta ai ka qenë misioni i saj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook