Ballina Aktualitet Sherr në Instagram, ja cila është fotoja që ‘konfliktoi’ Majlinda Bregun me...

Sherr në Instagram, ja cila është fotoja që ‘konfliktoi’ Majlinda Bregun me të bijën

Ish ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu është konfliktuar me të bijën për një foto në Instagram, ja çfarë fshihet pas saj.

Zakonisht diskutimet nënë e bijë bëhen për oraret e vona apo ndonjë veshje të ekzagjeruar.

Por me ish ministren  e Integrimit, Majlinda Bregu, ka ndodhur ndryshe. E ftuar në një emison Majlinda nuk ka folur vetëm për politikën por edhe për marrëdhënien që ka me vajzën e saj, Kejda Ajazi. Kejda prej pak kohësh është vendosur në Bruksel ku edhe po vazhdon studimet. Majlindës nuk i pëlqen aspak fakti që ajo shpesherë bëhet pjesë e lajmeve nëpër portale. Madje tregoi edhe një rast kur një foto ishte bërë shkak për sherr me të bijën.

LEXO EDHE:  Rama firmos propozimin, ky është posti që i ka ofruar Majlinda Bregu

“Një ditë ma mbylli gojën. Kishte publikuar një foto duke ecur rrugës dhe portalet shkruanin se bën shopping. Unë që flas me të dhe i them: ‘Nuk gjeje dot një vend tjetër për të kaluar?’ Po aty e kapa që thashë një budallallëk. Ndërsa Kejda më tha: ‘Pse kërkon të më kushtëzosh lirinë?’. Aty i thashë vetes qetësohu. Por më shqetësojnë lajmet e portaleve.”-rrëfeu ish-ministrja e Integrimit. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook