Ballina Aktualitet Shpërthen aktori i njohur: Askush nuk e çan tr*pin, na hedhin një...

Shpërthen aktori i njohur: Askush nuk e çan tr*pin, na hedhin një kockë e tallen me ne

Aktori i njohur shqiptar, Bujar Asqeriu ka shpërthyer ashpër kundër qeverisë.

Sipas tij, qeveria nuk do t’ja dijë aspak për artistët që janë ndarë nga jeta, ndërsa thekson se artisti më i mirë paguhet sa nëpunësja më e ulët e shtetit.

“Artisti më i mirë merr një rrogë sa nëpunësja më e ulët e shtetit. Zoti i paftë ata që vjedhin, ia kam lene Zotit. Nga jeta ikën artistët më të njohur dhe askush nuk e çau trapin për ta”, u shpreh aktori i mirënjohur.

Në deklaratën e bërë për mediat jashtë ambjenteve të teatrit, Asqeriu kujtoi të madhin Bujar Lako, që jetonte në një dhomë 50 metra katror dhe askush nuk u kujtua për të.

“Ky vend qeveriset nga hajdutë, që vjedhin edhe 100 lekshin e dosjeve dhe stilolapsave dhe ne na hedhin një kockë dhe tallen me ne”, deklaroi më tej aktori.

Deklaratat e tij të forta vijnë në një kohë që debate të fuqishme janë ndezur mes artistëve dhe Ministrisë së Kulturës në lidhje me godinën e re të Teatrit Kombëtar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook